Eklipsi diellor në Zvicër: Sonte ndodh një fenomen që nuk përsëritet deri në vitin 2075

Një fenomen i rrallë astronomik do të mund të vëzhgohet sonte në Zvicër. Bëhet fjalë për një eklips diellor, i pari i këtij lloji që shihet në vend pas 27 vitesh dhe një ngjarje që nuk pritet të përsëritet deri në vitin 2075, përcjell albinfo.ch.
Eklipsi do të jetë i dukshëm nga një pjesë e madhe e Zvicrës, në orët e mbrëmjes, pak para perëndimit të diellit.
Sipas parashikimeve, fenomeni do të nisë rreth orës 19:25, fillimisht në rajonin e Liqenit të Konstancës.
Më pas, eklipsi do të mund të vëzhgohet edhe në pjesë të tjera të vendit. Kulmi i tij pritet të arrihet rreth orës 20:15–20:20, kur Hëna do të mbulojë pothuajse plotësisht Diellin.
Në Gjenevë, fenomeni pritet të përfundojë rreth orës 20:45.
Për shkak të rrallësisë së këtij fenomeni, sonte pritet që shumë njerëz në Zvicër të drejtojnë sytë nga qielli për të ndjekur këtë spektakël astronomik.
Kujdes: Eklipsi nuk duhet të vëzhgohet drejtpërdrejt me sy të lirë. Për të parë Diellin në mënyrë të sigurt nevojiten syze speciale për eklips./Albinfo.ch
The post Eklipsi diellor në Zvicër: Sonte ndodh një fenomen që nuk përsëritet deri në vitin 2075 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



