Ekstradohen në Amerikë dy kosovarë, dyshohen për mashtrim

Dy kosovarë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Njoftimi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Prishtinë ku theksohet se ekstradimi u bë falë koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë. “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar

Ekstradohen në Amerikë dy kosovarë, dyshohen për mashtrim

Dy kosovarë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Njoftimi u bë i ditur nga ambasada amerikane në Prishtinë ku theksohet se ekstradimi u bë falë koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tutje, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi të Departamentit amerikan të Drejtësisë, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar një faqe interneti dhe tregu i paligjshëm i dedikuar për shitjen e informacioneve të vjedhura personale, pajisjeve të aksesit dhe mjeteve të tjera për kryerjen e krimit kibernetik dhe mashtrimit.

Poashtu, lidhur me rastin nga autoritetet në Kosovë, asokohe ishin arrestuar administratorët e kësaj faqeje, të quajtur Rydox, Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç.

Një administrator i tretë i kësaj faqeje, shtetasi kosovar Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Organi i Posaçëm Kundër Korrupsionit (SPAK). Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri.