Elgiti bëhet “hor” me miqtë e vjetër
Elgiti harron miqtë e vjetër, fton në dasëm miqtë e rinj. Elgit Doda ka bashkëpunuar me shumë artistë të estradës madje disa prej tyre i ka patur edhe shumë miq. Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy me të cilin ka disa bashkëpunime ishin emrat të cilët munguan në dasmën e […]
![Elgiti bëhet “hor” me miqtë e vjetër](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/elgiti.jpg)
Elgiti harron miqtë e vjetër, fton në dasëm miqtë e rinj.
Elgit Doda ka bashkëpunuar me shumë artistë të estradës madje disa prej tyre i ka patur edhe shumë miq.
Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy me të cilin ka disa bashkëpunime ishin emrat të cilët munguan në dasmën e tij dhe të Klea Hutës.
Mesa duket miqtë e tij më të afërt janë tashmë Romeo dhe Donaldi si dhe Olsi Bylyku. Nuk mungoi edhe bashkëpunëtori i tij Kledi Bahiti i cili kishte realizuar dedikimin e Kleas për Elgitin, por u vu re mungesa e Alban Kondit.
Të tre kantautorët krijuan pak vite më parë albumin e Elhaida Danit dhe meqë ra fjala edhe ajo mungonte.