Endrit Thaçi mbërrin në Gjykatën Speciale: Pres liri për të gjithë

Endrit Thaçi mbërrin në Gjykatën Speciale: Pres liri për të gjithë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar shkurt para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai tha se pret që vendimi të jetë në favor të të gjithë të akuzuarve, ndërsa theksoi se për më shumë detaje do të flasë pasi të përfundojë shpallja e vendimit.

“Pres liri për të gjithë, për më shumë detaje pas vendimit do të prononcohem”, u shpreh Endrit Thaçi teksa po hynte në Gjykatën Speciale në Hagë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.