Endrit Thaçi prek me fjalimin: Nuk e lejuan babin as t’i gjuajë dhe të Drenicës

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të gjyshit, Haxhi Thaçit. Ai në akademinë që po mbahet për të ndjerin, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe bëri një fjalim emocionues: “Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të takuar

Endrit Thaçi prek me fjalimin: Nuk e lejuan babin as t’i gjuajë dhe të Drenicës

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të gjyshit, Haxhi Thaçit.

Ai në akademinë që po mbahet për të ndjerin, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe bëri një fjalim emocionues:

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të takuar babin dhe bashkëluftarin e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë në muajt e fundit. Në çdo ditë, ai priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë shumë herë. Tre orë bisedim ato ditë u bënë orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë baba e bir, që të dy kërkonin lirinë që jemi.

Vdekjen e pash në fytyrën e babait kur doli nga spitali. Gjyshi i mbajti të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që kaluam si popull. Por këto katër vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia, një sëmundje e pasherueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, ‘me vdek pa u korit’, por as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babain nuk e lejuan ta marrë lamtumirën e fundit me ne sot. Nuk e lejuan që t’i ofroja një grusht dheu të Drenicës mbi ballë, por në vend të babait sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina, tha Thaçi.