Enver Hasani: Kurti do të përfundonte në Kushtetuese nëse pas betimit si deputet do të ushtronte postin e kryeministrit

Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, ka thënë se opozita ka të drejtë në aspektin formal, kur kërkon që Kurti të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit përmes një shkrese formale. Megjithatë sipas tij, opozita ka gabuar politikisht, meqë sipas Hasanit, meqë nëse Kurti do të betohej, ai në asnjë mënyrë s’do të mund të ushtronte

Enver Hasani: Kurti do të përfundonte në Kushtetuese nëse pas betimit si deputet do të ushtronte postin e kryeministrit

Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, ka thënë se opozita ka të drejtë në aspektin formal, kur kërkon që Kurti të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit përmes një shkrese formale.

Megjithatë sipas tij, opozita ka gabuar politikisht, meqë sipas Hasanit, meqë nëse Kurti do të betohej, ai në asnjë mënyrë s’do të mund të ushtronte pozitën e kryeministrit, ose në të kundërtën do të përfundonte në Gjykatë Kushtetuese.

“Po, pa asnjë diskutim. Në aspektin formal, opozita ka të drejtë. Por, mendoj se opozita ka gabuar politikisht, për një arsye, sepse është dashur të lejojnë të japë betimin (Kurti) dhe më pas ai nuk do të mundte në asnjë rrethanë (të ushtronte funksionin e kryeministrit), sepse do të përfundonte në Gjykatë Kushtetuese. Tash nuk mund ta dërgojë askush as në Gjykata Kushtetuese dhe as në Presidencë, sepse nuk ka vendim të Kuvendit – s’ka Kuvend akoma, ai nuk ekziston për qëllimet e funksionit të vet, si përfaqësues i popullit dhe ligjvënës.”, ka thënë Enver Hasani për Radio Evropa e Lirë.