Epoka e artë e Trump/ Çupi: Trump nuk ka skema për Kosovën, mes dy shteteve Serbia është më e privilegjuar
Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se Trump nuk ka skema për Kosovën. Sipas tij, Serbia është më e privilegjuar në raport me Kosovën dhe se kjo gjë nuk ka teoirizime dhe se në këtë mënyrë humbet interesi. “Në raport me tërë këtë lëvizje që ndodhi në Lindjen e Mesme, po [...]Read More...

Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se Trump nuk ka skema për Kosovën. Sipas tij, Serbia është më e privilegjuar në raport me Kosovën dhe se kjo gjë nuk ka teoirizime dhe se në këtë mënyrë humbet interesi.
“Në raport me tërë këtë lëvizje që ndodhi në Lindjen e Mesme, po të marrim Kosovën dhe Ballkanin janë vija paralele mes tyre.
Trump nuk ka skema për Kosovën, nuk ju qëndron skemave të vjetra. Nuk ka besim te Europa se e di që ka shumë burokraci, i vendos negociator një person që se njeh Kosovën. Raporti i Trump do të jetë një përbashkim me atë që ndodhi në Kanada dhe atë që ndodhi me Netanyahu. Netanyahut i tha largohu nga Hamasit.
Kosovës nëse dikush i sillen nëpër këmbë stabilitetit dhe presidentit amerikan, mund të thotë që Kurtin nesër mos ta gjejë në zyrë. Në raportin, Serbia sot është më e privilegjuar me Kosovën. Është më e vlerësuar. Trump ka hyrë në tregun e shteteve, do shesë dhe do blejë shtete. Paraja dhe besnikëria janë dy kolonat e Trump. Prandaj kjo gjë nuk mund të pres teorizime sepse e humbet shpejtë interesin. Nëse nuk ka produkt, nuk rri të pres. Për këtë arsye është president sepse bota ka nevojë për këtë demokraci.”
/ abcnews.al