Erdogan: Regjimi i Asadit i ka shkaktuar Sirisë më shumë dëme sesa mendohej
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se sundimi trembëdhjetëvjeçar i Bashar al-Asad në Siri ka shkaktuar më shumë dëme sesa mendohej më parë. “Kostoja e trembëdhjetë viteve të politikës represive i kalon 500 miliardë dollarë. Ekipet e ekspertëve turq që vizituan vendin paralajmëruan se situata është shumë më e keqe se sa pritej“, u shpreh [...]Read More...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se sundimi trembëdhjetëvjeçar i Bashar al-Asad në Siri ka shkaktuar më shumë dëme sesa mendohej më parë.
“Kostoja e trembëdhjetë viteve të politikës represive i kalon 500 miliardë dollarë. Ekipet e ekspertëve turq që vizituan vendin paralajmëruan se situata është shumë më e keqe se sa pritej“, u shpreh kreu turk.
Ai theksoi se Sirisë do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të kontribuojë më shumë në këtë proces.
“Sirisë i duhet kohë për t’u rikuperuar, si dhe mbështetja e botës arabe dhe islamike… Me rënien e diktaturës 61-vjeçare të partisë ‘Baath’, një epokë e re ka filluar. Imazhet e brutalitetit të pasqyruara nga Sednaya burgu na tregoi se çfarë mentaliteti çnjerëzor mbizotëronte në Siri për vite me radhë…Nuk kalon ditë pa prova të reja të cilat ekspozojnë barbarinë e regjimit të Asadit”, tha Erdogan.
Sakaq, ai vlerësoi se ngjarjet që po ndodhin në Siri, me të cilën Turqia ndan një kufi prej 910 kilometrash, janë “veçanërisht shqetësuese”./abcnews.al