Ohri nuk është një kapitull i mbyllur i së kaluarës

Ohri nuk është një kapitull i mbyllur i së kaluarës

Shkruan: Muharrem Salihu

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, rëndësia e saj nuk është zbehur. Përkundrazi, sot ajo merr edhe më shumë peshë politike, historike dhe shtetformuese.

Ohri nuk është një kapitull i mbyllur i së kaluarës. Ai është një nga shtyllat mbi të cilat qëndron ekzistenca dhe stabiliteti i Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik.

Prandaj, ky përvjetor nuk është moment për ta relativizuar apo interpretuar Marrëveshjen sipas interesave të ditës. Është moment për ta mbrojtur dhe zbatuar frymën dhe parimet e saj: barazi reale, respekt të ndërsjellë dhe stabilitet.

Shqiptarët duhet të jenë veçanërisht vigjilentë: asnjë lëshim ndaj të drejtave të garantuara nga Marrëveshja e Ohrit. Ato nuk janë privilegje dhe as dhurata politike. Janë të drejta të fituara me sakrificë dhe gjak.

25 vjet më pas, Ohri nuk është thjesht histori. Është ende themel. Dhe themelet e një shteti nuk mund të negociohen sipas interesave të momentit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.