Eskalon situata me zjarr tek Qeveria, Policia shton forcat anembanë kryeqytetit

Pas informacioneve se nga takimi i kryeministri Albin Kurti dhe kreut të PDK-së Bedri Hamza nuk ka asnjë marrëveshje, nga PDK-ja janë bërë thirrje që të mblidhen sa më shumë protestues në shesh.
Kurse në shesh drejtuesit e këtyre protestave janë dëgjuar t’u drejtohen turmave me tonë më të ashpra e me kërkesa më të zëshme.
Po ashtu në shumicën e daljeve të kuvendit dhe të Qeverisë janë shtuar numër i madh i zyrtarëve policorë dhe janë bllokuar edhe rrugët.
Pak minuta më parë Policia ka bllokuare dhe një prej rrugëve kryesore në lagjen Qafa, që lidh vendin me institucionet.
Tek qeveria e Kosovës janë hedhur mjete piroteknike e policia ka shpërndarë edhe gaz lotsjellës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



