Kosova shpall IRGC-në iraniane si organizatë terroriste

Kosova shpall IRGC-në si organizatë terroriste
Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Zyrës së tij kundër Terrorizmit, ka shprehur falënderimet për Kosovën pas vendimit të saj për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.
DASH në reagimin e saj thekson: “Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin e saj të fortë kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste.”
Vendimi i Qeverisë së Kosovës u miratua gjatë një mbledhjeje të zhvilluar më 20 prill në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi këtë akt si një përpjekje për të forcuar sigurinë ndërkombëtare, vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.
“Ky vendim është një rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të saj strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit,” theksoi Kryeministri Kurti, duke nënvizuar angazhimin e vendit për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin global.
Burimi i lajmit: orainfo.net Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



