“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave”, përplasen Musliu dhe Haxhiu

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave”, përplasen Musliu dhe Haxhiu

Seanca e jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimin e rrymës, ka ngjallë debate e përplasje të ashpra mes të zgjedhurve të popullit.

Një e tillë ndodhi mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu”, tha deputetja e PDK-së.

“Faleminderit Gane, jam e nderume”, ia ktheu kryekuvendarja.

“Veç një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe ju thotë deputetëve që po tregojnë përralla dhe ju nuk reagoni…”, tha Musliu.

“Nuk mund ta quani të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, Gane. Nëse do me fol merre kohën tënde, por ke kujdes se sillesh ndaj ministrave dhe deputetëve”, tha kryekuvendarja.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.