Falet namazi i Kurban Bajramit, bëhet thirrje për dashuri, drejtësi dhe bashkëpunim në shoqëri
Sot, më 6 qershor 2025, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në orën 05:35. Manifestimi qendror i Kurban Bajramit, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, u mbajt pikërisht në këtë xhami , ku atmosfera festive dhe shpirtërore u ndie që në orët

Sot, më 6 qershor 2025, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në orën 05:35.
Manifestimi qendror i Kurban Bajramit, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, u mbajt pikërisht në këtë xhami , ku atmosfera festive dhe shpirtërore u ndie që në orët e para të mëngjesit.
Në ligjëratën e rastit, u theksua rëndësia e sakrificës, mëshirës dhe solidaritetit me nevojtarët në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Në manifestimin qendror të Kurban Bajramit, muftiu Naim Tërnava mbajti ligjëratën festive para mijëra besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare.
“Jemi mbledhur sot për të falur Kurban Bajramin, ditë kur sakrifica merr kuptim të thellë për familjen, shoqërinë dhe atdheun”, u shpreh ai.
Muftiu Tërnava u ndal edhe tek rënia e natalitetit në Kosovë, duke e cilësuar këtë si çështje të sigurisë kombëtare.
“Sot jemi mbledhur për të falur Kurban Bajramin, jo vetëm për t’u mbledhur në këtë ditë, aty ku sakrifica bashkohet dhe jetohet. Nuk ka gjë më të bukur kur shpirti gjen qetësinë. Kurban Bajrami na mëson që kërkon sakrificë për ta ruajtur atdheun, për ta ruajtur familjen dhe shoqërinë. Po flitet për natalitetin: nga frikësimi apo nga ana ekonomike. Martohuni me gratë që lindin shumë, ka thënë Pejgamberi. Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, për më shumë të rinj. Nataliteti si strategji kombëtare për mbrojtje të atdheut dhe siguri shtetërore. Shteti duhet të reagojë, të mbështesë gratë shtatzëna dhe kujdesin për fëmijët. Duhet të ketë strategji ekonomike, arsimore e shëndetësore dhe të propozojë t’u jepet të gjitha çifteve nga një banesë. Ta mbajmë sakrificën dhe dashurinë për njëri-tjetrin, bëjmë drejtësi për bashkëpunim dhe ndërgjegje,” shtoi ai.
Ai përfundoi duke bërë thirrje për dashuri, drejtësi dhe bashkëpunim në shoqëri, në frymën e Kurban Bajramit./EO