Familjarët hedhin në erë shtëpinë në Itali, vriten tre oficerët që kishin shkuar për t’i dëbuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre oficerë policie u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:15 të mëngjesit në zonën e Casyer D’Azzano. Sipas mediave italiane, policia kishte shkuar për një kontroll në shtëpinë ku ndodheshin tre persona, [...]Read More...

Familjarët hedhin në erë shtëpinë në Itali, vriten tre oficerët që kishin shkuar për t’i dëbuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre oficerë policie u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:15 të mëngjesit në zonën e Casyer D’Azzano.

Sipas mediave italiane, policia kishte shkuar për një kontroll në shtëpinë ku ndodheshin tre persona, kur ndodhi shpërthimi.

Kjo nuk ishte hera e parë që policia shkonte në shtëpinë në fjalë për të zbatuar një urdhër dëbimi, por sapo u hap dera, pati një shpërthim që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Dy 60-vjeçarë, motër e vëlla u arrestuan dhe një i afërm i tretë arriti që të largohej dhe është shpallur në kërkim.

Përpjekjet e mëparshme për të ushtruar urdhrin e dëbimit kishin rezultuar pa sukses, pasi familjarët kishin kërcënuar se do të hidhnin veten në erë.

Madje në tetor të vitit të kaluar, ata e kishin mbushur shtëpinë me benzinë, por nuk u shënuan incidente. Policia tha se për njëfarë kohe familjarët kishin mbledhur bombola gazi në papafingo, me synimin për t’i shpërthyer..