Familjarët reagojnë të pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçarit: “Lamtumirë o njeri i mirë”

“Lamtumirë o njeri i mirë”, familjarët reagojnë të pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçarit. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës. Visar Meshi, është 35-vjeçari që humbi jetën pasi makina tip “BMW X5” me të cilin po udhëtonte doli nga rruga […]

Familjarët reagojnë të pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçarit: “Lamtumirë o njeri i mirë”

“Lamtumirë o njeri i mirë”, familjarët reagojnë të pikëlluar për vdekjen e 35-vjeçarit.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës.

Visar Meshi, është 35-vjeçari që humbi jetën pasi makina tip “BMW X5” me të cilin po udhëtonte doli nga rruga në aksin Tiranë-Durrës.

Meshi po udhëtonte me dy persona të tjerë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, të cilët mbetën të plagosur.

Të afërmit e Meshit në rrjetet sociale kanë reaguar të tronditur për ikejn e parakohshme të 35-vjeçarit.

“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty”, shkruan një prej të afërmve.

“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, shkruan një tjetër.