Ferat Shala: Me programin tonë të qartë, Kosovës i kthehet drita!
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ndarë me qytetarët investimet që do të bëhen në sektorët minerarë dhe energjetik. Ai tha se investimet do të jenë edhe tek ndërrmarrja Trepca, e cila do të finalizohet drejt prodhimit final të metaleve

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ndarë me qytetarët investimet që do të bëhen në sektorët minerarë dhe energjetik.
Ai tha se investimet do të jenë edhe tek ndërrmarrja Trepca, e cila do të finalizohet drejt prodhimit final të metaleve.
Gjithashtu Shala shtoi se KEK-u do të rigjenerohet, dhe Kosova do të kalojë në energji të pastër.
“Me PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër do të rigjallërojmë sektorët minerarë dhe energjetik, përmes investimeve të huaja dhe partneriteteve publiko – private. Trepca do të vitalizohet drejt prodhimit final të metaleve, KEK-u do të rigjenerohet me kapacitetet e mundshme për periudhën tranzitore derisa Kosova të kalojë në energji të pastër. Me programin tonë të qartë, Kosovës I kthehet energjia”, tha ai në video.