Ferat Shala: Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët për mbylljen e AKP-së

Ferat Shala nga PDK-ja, i cili në legjislaturën e fundit e ka udhëhequr Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, deklaroi për “Front Online” se AKP-ja nuk do të mbyllet, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti. Hapjen e konkurseve për drejtor të kësaj agjencie, sipas Shalës, po ndodhin për interesa partiak e politik. “S’kanë plan

Ferat Shala: Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët për mbylljen e AKP-së


Ferat Shala nga PDK-ja, i cili në legjislaturën e fundit e ka udhëhequr Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, deklaroi për “Front Online” se AKP-ja nuk do të mbyllet, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti.

Hapjen e konkurseve për drejtor të kësaj agjencie, sipas Shalës, po ndodhin për interesa partiak e politik.

“S’kanë plan ta mbyllin AKP-në, por po vazhdojnë shitjen e aseteve me një sistem kontrolli mbi nivele politike. Edhe drejtorin e ri që disa herë hapin konkurs derisa t’i plotësojë kriteret njëri nga kandidatet e preferuar të tyre politik”, deklaroi Shala.

Shala akuzoi Qeverinë ‘Kurti’ për mashtrim lidhur me mbylljen e AKP-së.

Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes aktuale, kjo agjenci veç ka punësuar militantë të partisë në pushtet.

“Qeveria ka mashtruar opinionin me mbylljen e AKP-së. Ajo ka vazhduar punën njëjtë për të vazhduar shitjen e aseteve dhe likuidimin e tyre, asgjë s’ka ndryshuar përveç punësimeve të militantëve të VV-së. E keqja e ekonomisë është se asetet e AKP nuk janë funksionalizuar në kontest të zhvillimit ekonomik ”, shprehet Shala.