Fero dhe Enca pjesë e reality show “Ferma VIP 2”?
Reality show-i i shumëpritur “Ferma VIP” ka filluar të marrë formë, teksa emrat e parë të kastit kanë nisur të qarkullojnë në media. Sipas raportimeve të fundit, në këtë edicion do të marrin pjesë disa nga figurat më të njohura të skenës shqiptare, duke premtuar një sezon plot dinamika dhe emocione. Bordo ka zbuluar disa […] The post Fero dhe Enca pjesë e reality show “Ferma VIP 2”? appeared first on InfoShqip.com.

Reality show-i i shumëpritur “Ferma VIP” ka filluar të marrë formë, teksa emrat e parë të kastit kanë nisur të qarkullojnë në media.
Sipas raportimeve të fundit, në këtë edicion do të marrin pjesë disa nga figurat më të njohura të skenës shqiptare, duke premtuar një sezon plot dinamika dhe emocione.
Bordo ka zbuluar disa nga konkurrentët e mundshëm, mes të cilëve spikasin emra si Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu dhe Alba Pollozhani, e njohur nga programi “Përputhen”. Por duket se surprizat nuk përfundojnë këtu!
Sipas burimeve të sigurta të Anabel, dy emra të tjerë të njohur për publikun shqiptar pritet të jenë pjesë e spektaklit – Fero dhe Enca.
Të dy artistët janë emra shumë të komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale, duke e bërë pjesëmarrjen e tyre një element intrigues për këtë edicion.
Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, “Ferma VIP” pritet të sjellë një kast të larmishëm me karaktere të forta, artistë të njohur dhe personalitete që kanë bërë bujë në showbiz-in shqiptar.
Spektakli mbetet një nga formatet më të ndjekura të momentit, dhe me këto emra, gara për vëmendjen e publikut duket më e fortë se kurrë!
The post Fero dhe Enca pjesë e reality show “Ferma VIP 2”? appeared first on