Fevziu flet për pengesat e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Secilit i duket vetja më mirë i pari në fshat, se bashkë në qytet

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarësia e Kosovës janë ndër ngjarjet që ia formuan karakterin e tij. “Viti 1990 është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën time, lufta e Kosovës si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, po i bashkoj të dyja, si dhe transformimi i Shqipërisë.

Fevziu flet për pengesat e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Secilit i duket vetja më mirë i pari në fshat, se bashkë në qytet

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarësia e Kosovës janë ndër ngjarjet që ia formuan karakterin e tij.

“Viti 1990 është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën time, lufta e Kosovës si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, po i bashkoj të dyja, si dhe transformimi i Shqipërisë. Unë kam lindur në një vend të izoluar, më i izoluari në glob, më i izoluar sesa Koreja e Veriut. Ky transformim për mua është kënaqësi”, tha Fevziu në Weekend në Klan Kosova

Fevziu ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, duke thënë se përveç presionit ndërkombëtar që nuk e lejon, ekziston edhe një problem mes shqiptarësht që e pengon. Sipas Fevziut, në dy shtetet, por më shumë në Kosovë, iu duket vetja më mirë të parë në fshat sesa bashkë në qytet.

“Problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përtej presionit ndërkombëtar që nuk lejon, është edhe një truk i vogël lokal. Secili qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, por më shumë në Kosovë iu duket vetja më mirë të parë në fshatin e vet sesa së bashku në qytet”, tha ai.

Ai ndër të tjerash tha se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial