Fillojnë bisedimet në Gjermani për formimin e një koalicioni qeverisës
Konservatorët e bllokut CDU/CSU, të cilët fituan më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, nisin sot bisedimet me socialdemokratët (SPD) për formimin e një koalicioni të mundshëm. Kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), Friedrich Merz, i cili do të bëhet kancelari i ri, tha më herët se donte të formonte një [...]Read More...

Konservatorët e bllokut CDU/CSU, të cilët fituan më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, nisin sot bisedimet me socialdemokratët (SPD) për formimin e një koalicioni të mundshëm. Kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), Friedrich Merz, i cili do të bëhet kancelari i ri, tha më herët se donte të formonte një qeveri deri në Pashkë, më 20 prill, por socialdemokratët theksuan disa mosmarrëveshje rreth formimit të “koalicionit të madh” të tyre të pestë.
Nëntë përfaqësues nga secila palë priten sot në takimin e parë, përmbajtja e të cilit nuk do të bëhet e ditur sepse kanë arritur marrëveshje për konfidencialitetin, thanë burimet.
Këto bisedime janë hapi i parë përpara negociatave të koalicionit dhe ato negociata mund të zgjasin me muaj.
Megjithatë, Gjermania, e cila po përballet me trazira të mëdha, nuk duhet të humbasë kohë sepse modeli i saj ekonomik nuk funksionon më, ekziston rreziku i një lufte tregtare me SHBA-në dhe pozicioni i SHBA-së si një aleat historik që po afrohet më shumë me Rusinë ka ndryshuar.
“Bota nuk po na pret, gjërat ende po ndryshojnë me shpejtësi,” tha Merz të hënën, i vendosur “të ketë bisedime konstruktive, të mira dhe të shpejta me socialdemokratët“./abcnews.al