Fillojnë bisedimet SHBA-Ukrainë
Ministra e Punëve të Jashtme e Ukrainës, ka konfirmuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë filluar bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite, përcjell albinfo.ch. Bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve në mes të SHBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë […] The post Fillojnë bisedimet SHBA-Ukrainë appeared first on Albinfo.

Ministra e Punëve të Jashtme e Ukrainës, ka konfirmuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë filluar bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite, përcjell albinfo.ch.
Bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim relaksimin e raporteve në mes të SHBA-së dhe Ukrainës, pas takimit të tensionuar të datës 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë midis Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Temë qendrore e bisedimeve pritet të jetë propozimi i një armëpushimi në ajër dhe në det nga Kievi zyrtar, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla nga të dy palët, citojnë burime të afërta me AP-në.
The post Fillojnë bisedimet SHBA-Ukrainë appeared first on Albinfo.