Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Mbahen homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi The post Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj appeared first on Albinfo.

Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Sot familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe nënën e të ndjerit.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.

Ai vdiq disa ditë pasi u vizitua nga i biri, nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.

Që nga ngritja e aktakuzës nga Haga, Hashim Thaçi ka ardhur tre herë në Kosovë për shkak të sëmundjes së prindërve. Vizitën e fundit e bëri të enjten, duke qëndruar tre orë me babain e sëmurë, pas disa refuzimesh nga Haga.

Haxhi Thaçi, i cili vuante nga një sëmundje e gjatë, së fundmi ishte i shtrirë në QKUK për trajtim.

The post Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj appeared first on Albinfo.