“Fitore e madhe për Arian Tahirin”, Fidan Rama për rezultatin e ngushtë në Mitrovicë: Gara në Mitrovicë nuk është mes Tahirit dhe Pecit, por mes PDK-së dhe Albin Kurtit

Analisti politik, Fidan Rama në “Adresa”, komentoi mbarëvajtjen dhe rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale të ditës së djeshme. Rama komentoi më shumë rezultatin në Mitrovisë në mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama tha se sondazhet që i kemi parë para zgjedhjeve, është konfirmuar që janë shumë afër njëri me

“Fitore e madhe për Arian Tahirin”, Fidan Rama për rezultatin e ngushtë në Mitrovicë: Gara në Mitrovicë nuk është mes Tahirit dhe Pecit, por mes PDK-së dhe Albin Kurtit

Analisti politik, Fidan Rama në “Adresa”, komentoi mbarëvajtjen dhe rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale të ditës së djeshme.

Rama komentoi më shumë rezultatin në Mitrovisë në mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama tha se sondazhet që i kemi parë para zgjedhjeve, është konfirmuar që janë shumë afër njëri me tjetrin dhe që është një garë reale e pritshme në këtë rezultat që ka dalur dje, pa e përfshirë Exit-pollin e djeshëm.

Sa për Exit-pollet e djeshme, Rama tha sepse në Mitrovicë kanë dalur jashtë secilit parashikim normativ të standartit, ligjit e të tjera në[ raport me Mitrovicën, aty është dështim dhe nuk ka asnjë diskutim.

Rama gjithashtu tha se kjo është një fitore e madhe e Tahirit, por se është në mundësi të madhe të fitojë Mitrovicën.

“Gara në Mitrovicë nuk është mes Tahirit dhe Pecit, është mes Tahirit, Hamzës, PDK-së në përgjithësi me Albin Kurtin”, shtoi tutje Rama.

Ndiqeni videon për më shumë detaje nga Rama: