Flakët përfshinë spitalin/ Ngjarja në Hamburg, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetin gjerman të Hamburgut. Flakët nisën nga reparti i personave të moshuar në katin përdhes të ndërtesës, por u përhapën më pas [...]Read More...

Flakët përfshinë spitalin/ Ngjarja në Hamburg, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetin gjerman të Hamburgut.

Flakët nisën nga reparti i personave të moshuar në katin përdhes të ndërtesës, por u përhapën më pas me shpejtësi deri në katin e 4 të saj.

Një nga personat e plagosur raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën ndërsa tri viktimat ishin tri burra të moshuar të moshave 84,85 dhe 87 vjeç. Ekipet e emergjencave civile thane se gjetën njerëz që kërkonin ndihmë nga dritaret dhe u ndihmuan nëpërmjet shkallëve portative, ndërsa pjesa tjetër u largua vetë përmes ndërtesës.

Si pasojë e zjarrit një pjesë e spitalit u evakua. Flakët u shuan brena 20 minuash pas mbërritjes së forcave zjarrfikësve.

Autoritetet gjermane kanë deklaruar se shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Prokuroria në Hamburg tha se do të japin më shumë informacion përgjatë javës pasi të pëfundojnë të gjitha hetimet./abcnews.al