Forumi B2B ZVICËR–KOSOVË
Platforma albinfo.ch, Think B dhe Groupe Orllati SA, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), me mbështetje në kuadër të projektit GROW, organizon Forumin B2B në Lausanne, ku do të bëhen bashkë kompani zvicerane me rreth 2o kompani prodhuese nga Kosova, të përzgjedhura për kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim me tregun zviceran dhe evropian. Projekti GROW financohet nga SIDA dhe implementohet nga Swisscontact ne Kosovë.
Pse të merrni pjesë?
Takoni drejtpërdrejt kompanitë kosovare të gatshme për eksport, furnizim, prodhim me porosi dhe nënkontraktim (nearshoring).
Kosto konkurruese dhe standarde evropiane
Zbuloni mundësitë që ofron Kosova si destinacion prodhimi konkurrues, me afërsi gjeografike me Zvicrën dhe Evropën.
Katër sektorë me potencial të lartë bashkëpunimi
- Përpunimi i drurit dhe prodhimi i mobiljeve
- Shtëpitë dhe strukturat e parafabrikuara
- Përpunimi dhe konstruksionet metalike
- Tekstili dhe veshmbathja
Eventi u dedikohet veçanërisht kompanive aktive në ndërtim, arkitekturë, dizajn, zhvillim dhe menaxhim të patundshmërive, prodhim, furnizim dhe tregti, të interesuara për partneritete të reja B2B.
Agjenda | E mërkurë, 28 tetor 2026 nga ora 13:30.
Takime B2B – Matchmaking
Takime individuale dhe të personalizuara me prodhuesit që përputhen me profilin dhe nevojat e biznesit tuaj.
Networking & Cocktail
Mundësi për të vazhduar kontaktet dhe bisedat e biznesit në një ambient të hapur dhe miqësor.
Si të merrni pjesë?
Pjesëmarrja për kompanitë nga Zvicra është pa pagesë, por numri i vendeve dhe i takimeve B2B është i kufizuar.
Rezervoni pjesëmarrjen tuaj dhe përzgjidhni kompanitë me të cilat dëshironi të zhvilloni takime individuale deri më 20 tetor 2026 duke plotësuar formularin e mëposhtëm:
Pjesëmarrja për kompanitë nga Kosova: të gjitha informacionet i gjeni në këtë link: Lausanne is calling!
Pjesëmarrja është e dedikuar për përfaqësues të kompanive dhe profesionistë të sektorëve përkatës.
Në vitet e fundit te kompanitë kosovare është parë një rritje e prodhimtarisë dhe e zhvillimit të projekteve të ndryshme, kështu duke qenë në hap me trendët, nevojat e blerësve si dhe cilësinë e tyre si projektues apo prodhues. Nga kjo është rritur edhe kërkesa për t’i plasuar produktet e tyre në një treg më të gjerë dhe është krijuar një rrugë që këto kompani nga Kosova të hyjnë në tregun evropian, sidomos atë zviceran.
Për pyetje, informacione shtesë ose mundësi partneriteti dhe sponsorizimi nga kompanitë shqiptaro-zvicerane:
+41 79 285 36 71
+41 78 935 00 71
Ju mirëpresim më 28 tetor 2026 në Lausanne, për të krijuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
The post Forumi B2B ZVICËR–KOSOVË appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.