Franca i dorëzon Ukrainës avionët e parë luftarakë “Mirage 2000”
Franca njoftoi dorëzimin e avionëve të parë luftarakë “Mirage 2000” për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës që lufton kundër Rusisë, transmeton Anadolu. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një postim në X tha se në Ukrainë kanë mbërritur avionët e parë luftarakë “Mirage 2000” që i janë dërguar Kievit për mbështetje në mbrojtjen ajrore [...]Read More...

Franca njoftoi dorëzimin e avionëve të parë luftarakë “Mirage 2000” për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës që lufton kundër Rusisë, transmeton Anadolu.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një postim në X tha se në Ukrainë kanë mbërritur avionët e parë luftarakë “Mirage 2000” që i janë dërguar Kievit për mbështetje në mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Sot në Ukrainë mbërritën avionët e parë, pas trajnimeve të pilotëve ukrainas që vazhduan prej disa muajsh”, tha Lecornu.
Franca synon të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në luftën kundër Rusisë me avionin luftarak francez me shumë funksione “Mirage 2000”.
Presidenti francez Emmanuel Macron në qershor 2024 deklaroi se ata do të transferonin avionë luftarakë “Mirage 2000” në Ukrainë dhe se pilotët ukrainas do të trajnoheshin në Francë në kuadër të këtij qëllimi. Ai nuk dha informacione se sa avionë luftarakë do të dërgoheshin.