Francë, 2 të vdekur dhe mbi 500 të arrestuar pas festimeve të PSG
Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në të gjithë Francën, pas festimeve të tifozëve të Paris Saint-Germain (PSG) për fitimin e titullit në finalen e Ligës së Kampionëve, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës. Në qytetin jugperëndimor të Dax, një djalë 17-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë në kraharor mbrëmjen [...]Read More...

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në të gjithë Francën, pas festimeve të tifozëve të Paris Saint-Germain (PSG) për fitimin e titullit në finalen e Ligës së Kampionëve, sipas Ministrisë së Brendshme të Francës.
Në qytetin jugperëndimor të Dax, një djalë 17-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë në kraharor mbrëmjen e së shtunës, sipas raporteve lokale. Po ashtu, një burrë 23-vjeçar, i cili po udhëtonte me skuter në qendër të Parisit, u vra pasi u godit nga një mjet, tha zyra e prokurorit.
Gjatë festimeve të egra, tifozët ndezën fishekzjarre dhe fishekë, shkatërruan stacione autobuzi dhe dogjën makina, pasi PSG fitoi titullin më të madh në futbollin e klubeve evropianë për herë të parë në historinë e tij.
PSG e dënoi dhunën në një deklaratë, duke theksuar se këto “akte të izoluara janë kundër vlerave të klubit dhe nuk përfaqësojnë shumicën e tifozëve tanë”.
Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti dhunën “të papranueshme” dhe “të paarsyetueshme”, duke shtuar se ata që ishin të përfshirë do të gjenden dhe do të dënohen.
Parada e fitores e klubit në qendër të Parisit u mbajt të dielën pasdite, pavarësisht përplasjes, por me një prani të shtuar të forcave të policisë dhe ushtrisë. Policia vendosi një kufi prej 100,000 tifozëve për ngjarjen, gjatë të cilës PSG kaloi rrugën Champs-Élysées deri te Arc de Triomphe në një autobus me tavan të hapur.
Një përkujtim i dytë po zhvillohet aktualisht në stadiumin e klubit, Parc des Princes, ku janë ftuar mijëra tifozë për të festuar fitoren. / abcnews.al