Francë, sekuestrohet kokainë/ Sasia 9,6 ton drogë u kap në një anije peshkimi

Marina Franceze sekuestroi 9.6 ton kokainë nga një anije peshkimi që po lundronte në brigjet e Afrikës Perëndimore. Dy anije të marinës morën pjesë në misionin detar “Corymbe”, me anë të të cilit Franca është e pranishme në Afrikën Perëndimore dhe Gjirin e Guinesë. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar, nëse do të dilte në [...]Read More...

Francë, sekuestrohet kokainë/ Sasia 9,6 ton drogë u kap në një anije peshkimi

Marina Franceze sekuestroi 9.6 ton kokainë nga një anije peshkimi që po lundronte në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Dy anije të marinës morën pjesë në misionin detar “Corymbe”, me anë të të cilit Franca është e pranishme në Afrikën Perëndimore dhe Gjirin e Guinesë.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar, nëse do të dilte në treg, arrinte deri në 590 milionë euro.

Anija e peshkimit ku u gjet droga nuk kishte flamur, që do të thotë se nuk ishte e regjistruar në asnjë shtet dhe nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me ekuipazhin.

Në këto lloj operacionesh në brigjet afrikane, droga e sekuestruar në përgjithësi shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë udhëtimin e saj.

Deri në fund të gushtit, Marina Franceze kishte sekuestruar tashmë pothuajse gjashtë ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore. Sipas autoriteteteve franceze, sekuestrimet e kryera nga marina gjate vitit 2025 kane arritur nivele rekord.