Fundjava pritet të jetë tropikale në disa rajone të Zvicrës

Në Zvicër po rriten temperaturat. Të shtunën, rajonet e Liqenit të Gjenevës, Valais dhe Bazelit pritet të shënojnë ditën e parë tropikale të vitit, me temperatura që kalojnë 30°C, sipas MeteoSwiss. E premtja është gjithashtu shumë me diell, me temperatura të verës ndërmjet 26°C dhe 28°C pasdite. Të shtunën nxehtësia pritet të jetë edhe më […] The post Fundjava pritet të jetë tropikale në disa rajone të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Fundjava pritet të jetë tropikale në disa rajone të Zvicrës

Në Zvicër po rriten temperaturat. Të shtunën, rajonet e Liqenit të Gjenevës, Valais dhe Bazelit pritet të shënojnë ditën e parë tropikale të vitit, me temperatura që kalojnë 30°C, sipas MeteoSwiss.

E premtja është gjithashtu shumë me diell, me temperatura të verës ndërmjet 26°C dhe 28°C pasdite. Të shtunën nxehtësia pritet të jetë edhe më intensive, pavarësisht një mbulesë të lehtë të reve në lartësitë më të larta, me merkurin që luhatet ndërmjet 28°C dhe 30°C.

Të dielën temperaturat do të vijojnë të jenë të buta në fillim të ditës, por ajri do të jetë pak më i paqëndrueshëm duke shtuar rrezikun për reshje shiu dhe bubullima. Në orët e pasdites kjo prirje pritet të jetë më e theksuar, me stuhi kryesisht në male, njofton Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë, transmeton albinfo.ch.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe mëngjesin e së hënës. Ndërkohë termometri do të bjerë rreth dhjetë gradë, ndërsa temperaturat do të lëvizin rreth 20°C deri në mesjavë.

The post Fundjava pritet të jetë tropikale në disa rajone të Zvicrës appeared first on Albinfo.