Fundoset anija me emigrantë/ Greqi, të paktën katër viktima

Katër emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt pranë brigjeve të ishullit grek të Lesbos, bëri të ditur Roja Bregdetare greke . Deri tani, 34 persona janë gjetur të gjallë dhe kanë arritur të dalin në breg në pjesën jugore të ishullit. Sipas zyrtarëve të rojës bregdetare, operacioni i [...]Read More...

Fundoset anija me emigrantë/ Greqi, të paktën katër viktima

Katër emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt pranë brigjeve të ishullit grek të Lesbos, bëri të ditur Roja Bregdetare greke . Deri tani, 34 persona janë gjetur të gjallë dhe kanë arritur të dalin në breg në pjesën jugore të ishullit.

Sipas zyrtarëve të rojës bregdetare, operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfshirë të paktën tre anije dhe një helikopter. Trupat e katër viktimave janë gjetur në det, ndërsa besohet se në bord kanë qenë gjithsej 38 persona.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë ndodhi.

Greqia ka qenë një nga pikat kyçe gjatë krizës së emigrantëve në vitet 2015-2016, kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë kaluan drejt Evropës. Edhe pse flukset emigratore u pakësuan në vitet në vijim, së fundmi ato kanë nisur të rriten sërish, kryesisht nga Libia përmes ishujve grekë të Kretës dhe Gavdosit.

Në përgjigje të kësaj rritjeje, autoritetet greke kanë ashpërsuar masat për kontrollin e kufijve dhe menaxhimin e emigracionit.  / abcnews.al /