Funerali i një Pape zgjat 9 ditë sipas Kushtetutës së Vatikanit
Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani. Ati i Shenjtë, i cili ishte Peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij, Benedikti XVI, dha dorëheqjen. Në vitet e fundit, pontifikati i tij ishte shoqëruar me disa qëndrime në spital dhe shqetësime [...]Read More...

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.
Ati i Shenjtë, i cili ishte Peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij, Benedikti XVI, dha dorëheqjen.
Në vitet e fundit, pontifikati i tij ishte shoqëruar me disa qëndrime në spital dhe shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore, po pavarësisht përpjekjeve Papa Françesku mbylli sytë këtë mëngjes në moshën 88 vjeç.
Kushtetuta e Vatikanit parashikon një funeral 9-ditor dhe një periudhë prej 15 deri në 20 ditë për të organizuar konklavën, gjatë së cilës elektorët kardinalë, gati 80% e të cilëve zgjidhen nga vetë Françesku, do të kenë detyrën e vështirë për të zgjedhur pasardhësin e tij. Ndërkohë, kardinali irlandez Camerlengo, Kevin Farrell, do të veprojë si kardinal i përkohshëm.
Françesku zbuloi në fund të vitit 2023 se dëshironte të varrosej në bazilikën e Santa Maria Maggiore në qendër të Romës, në vend që të varrosej në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit, e para në më shumë se tre shekuj. Për më tepër, Vatikani lëshoi një ritual të thjeshtuar për funeralet papale në nëntor, duke përfshirë varrimin në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe zinku, duke sinjalizuar fundin e tre arkivoleve të folezuar me selvi, plumb dhe lis.