Futbollisti shqiptar fiton “Lojtari më i mirë”,nëna e tij ngre trofeun

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia “Topi i Artë 2024”, i cili vlerëson futbollistët më të mirë të Kombëtares. Secili nga lojtarët e Kombëtares përmes një videoje ka nominuar “Lojtarin e Vitit”. Me 14 vota nga kolegët, fituesi është kapiteni Berat Gjimshiti. Ai nuk ndodhej i pranishëm për shkak të ndeshjes që e pret të […]

Futbollisti shqiptar fiton “Lojtari më i mirë”,nëna e tij ngre trofeun

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia “Topi i Artë 2024”, i cili vlerëson futbollistët më të mirë të Kombëtares.

Secili nga lojtarët e Kombëtares përmes një videoje ka nominuar “Lojtarin e Vitit”. Me 14 vota nga kolegët, fituesi është kapiteni Berat Gjimshiti. Ai nuk ndodhej i pranishëm për shkak të ndeshjes që e pret të mërkurën, ndaj për të marrë trofeun vjen nëna e tij, Sevime Gjimshiti.

Ajo ndau dy fjalë ku tha: Faleminderit shumë për këtë dhuratë shumë të çmueshme që ia keni besuar Berat Gjimshitit! Më vjen keq që nuk gjendet këtu. Na ka dërguar ne prindërve që të jemi këtu për këtë dhuratë kaq të çmueshme, për këtë çmim kaq të madh.