Galushi: Deri në këto momente jam ende me Vetëvendosjen

Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan  Galushi , e konsideron si të hershme diskutimin e formimit të Qeverisë.   ”Mendoj se është herët të diskutohet për këtë cështje’’, thotë ai për FrontOnline. Më tutje, ai thotë se përgjigjien për këtë çështje do ta ketë sapo të bëhet numërimi i të gjitha votave. ‘’ Nuk

Galushi: Deri në këto momente jam ende me Vetëvendosjen


Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, e konsideron si të hershme diskutimin e formimit të Qeverisë.

 ”Mendoj se është herët të diskutohet për këtë cështje’’, thotë ai për FrontOnline.

Më tutje, ai thotë se përgjigjien për këtë çështje do ta ketë sapo të bëhet numërimi i të gjitha votave.

‘’Nuk është bërë akoma numërimi i tërsishëm i votave. Përgjigjen konkrete do ta jap pasi të bëhet numërimi i tërësishëm i votave’’, deklaroi ai.

I pyetur nëse e voton një Qeveri të re nga opozita, Galushi u shpreh se deri në këto momente jam ende me Lëvizjen Vetëvendosje.

‘’Derisa jam duke biseduar me juve, unë jam ende me Vetëvendosjen’’, u shpreh ai.

FrontOnline, ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarët e partive tjera të pakicave jo-serbe, por kanë qenë të paçashëm në tentimin e tone, ndryshe javën e kaluar disa prej tyre kishin dhënë opinionet se si do të veprojnë për Qeverinë e ardhshme.