Zvicra ashpërson ligjin: Paraburgim për të rinjtë që kryejnë vrasje
Qeveria zvicerane ka vendosur që, duke filluar nga 1 korriku, të rinjtë e moshës 16–18 vjeç që kryejnë vrasje mund të vendosen në paraburgim nëse konsiderohen një rrezik serioz për të përsëritur krimin, transmeton albinfo.ch. Sipas vendimit, masa do të aplikohet vetëm për ata që, në momentin e vendosjes së paraburgimit, kanë mbushur 18 vjeç. […] The post Zvicra ashpërson ligjin: Paraburgim për të rinjtë që kryejnë vrasje appeared first on Albinfo.

Qeveria zvicerane ka vendosur që, duke filluar nga 1 korriku, të rinjtë e moshës 16–18 vjeç që kryejnë vrasje mund të vendosen në paraburgim nëse konsiderohen një rrezik serioz për të përsëritur krimin, transmeton albinfo.ch.
Sipas vendimit, masa do të aplikohet vetëm për ata që, në momentin e vendosjes së paraburgimit, kanë mbushur 18 vjeç. Aktualisht, ligji për të miturit në Zvicër nuk parashikon masa sigurie afatgjata për mbrojtjen e shoqërisë.
Ndryshimet vijnë pas një debati parlamentar, ku u theksua se, mes viteve 2010 dhe 2020, në Zvicër u dënuan 12 të mitur për vrasje, dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre do të prekej nga ky vendim.
The post Zvicra ashpërson ligjin: Paraburgim për të rinjtë që kryejnë vrasje appeared first on Albinfo.