GAP publikon raportin/ Rreth 830 milionë euro projekte të pezulluara për Kosovën – Mjedisi, digjitalizimi dhe kultura sektorët më të prekur

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe kanë penguar zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendin. Këto masa kanë pasur pasoja të mëdha ekonomike, duke shkaktuar pezullimin ose shtyrjen e projekteve

GAP publikon raportin/ Rreth 830 milionë euro projekte të pezulluara për Kosovën – Mjedisi, digjitalizimi dhe kultura sektorët më të prekur

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe kanë penguar zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendin.

Këto masa kanë pasur pasoja të mëdha ekonomike, duke shkaktuar pezullimin ose shtyrjen e projekteve në vlerë prej rreth 613.4 milionë euro. Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht për shkak të kalimit të afateve për fillimin e projekteve.

Si rezultat, janë ndalur aktivitetet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit deri në maj 2025, janë pezulluar fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), dhe propozimet e Kosovës për projekte në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor nuk janë duke u shqyrtuar.

Gjithashtu, Kosova është përjashtuar nga shumica e ngjarjeve të nivelit të lartë të BE-së, përveç atyre që lidhen me situatën në veri dhe bashkëpunimin rajonal.

Sektorët më të prekur janë mjedisi (350.7 milionë euro), energjia (114.4 milionë euro), digjitalizimi (57 milionë euro) dhe kultura (15 milionë euro). Nga totali i projekteve të ndikuara, 218 milionë euro janë në kuadër të programeve IPA, ndërsa 395.5 milionë euro janë pjesë e projekteve WBIF. Fondet ishin planifikuar të përfshinin grante dhe kredi nga BE-ja dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Këto vonesa dhe pezullime kanë penguar zbatimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian. Për heqjen e masave ndëshkuese kërkohet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së, por deri tani një vendim i tillë nuk është marrë