Garda zbret në Chicago/ Trump urdhëron dërgimin e trupave: Do luftojnë krimin

Presidenti Amerikan Donald Trump ka autorizuar dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago me argumentin se qyteti po përballet me një situate kriminaliteti e cila ka dale totalisht jashtë Kontrollit. Lëvizja më e fundit e Kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas përleshjeve të fundit mes autoriteteve të emigracionit dhe protestuesve në qytet, [...]Read More...

Garda zbret në Chicago/ Trump urdhëron dërgimin e trupave: Do luftojnë krimin

Presidenti Amerikan Donald Trump ka autorizuar dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago me argumentin se qyteti po përballet me një situate kriminaliteti e cila ka dale totalisht jashtë Kontrollit.
Lëvizja më e fundit e Kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas përleshjeve të fundit mes autoriteteve të emigracionit dhe protestuesve në qytet, ku një grua e armatosur u qëllua pasi autmojeti I saj u përplas me një makinë të forcave të rendit.

Vendimi i presidentit ka shkaktuar reagime të ashpra nga udhëheqësit lokalë dhe shtetërorë. Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, e kritikoi veprimin e Trump, duke e quajtur “përpjekje për të krijuar një krizë të rreme”. Shtetet dhe qytetet amerikane që drejtohen nga demokratët, përfshirë Washington, Los Anxheles dhe Memphis, janë bërë shpesh objekt i lëvizjeve të ngjashme, duke ngritur shqetësime për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim të fuqisë federale.

Në një vendim të ngjashëm, një gjykatë federale në Portland, Oregon, ndaloi përkohësisht dërgimin e 200 trupave atje, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës dhe duke vënë në dukje se përdorimi i ushtrisë pa pëlqimin e shtetit rrezikon sovranitetin e tij dhe mund të tensionojë qytetin. Gjykatësja Karin Immergut tha se pretendimet e administratës për gjendjen në Portland ishin “të çrregullta dhe të paqëndrueshme me faktet”.

Presidenti Amerikan Donald Trump ka paralajmëruar me dërgimin e trupave në Çikago që nga mesi i muajit të kaluar, duke cituar rritjen e krimeve dhe të shtënave në qytet. Sidoqoftë, të dhënat e fundit tregojnë se vrasjet në Çikago kanë rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Sipas Këshillit për Drejtësinë Penale, nga janari deri në qershor, shkalla e vrasjeve ra me një të tretën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, niveli i përgjithshëm i dhunës mbetet më i lartë se mesatarja kombëtare, me të paktën 58 persona të qëlluar, 8 prej tyre fatalisht, vetëm gjatë fundjavës së Labor Day muajin e kaluar.

Urdheri i fundit I Trump per vendosjen e trupave te gardes Kombetare ne Chicago risjell në vëmendje debatet ligjore dhe kushtetuese mbi përdorimin e ushtrisë për çështje brenda vendit. Sipas ligjeve qindra-vjeçare amerikane, Gardën Kombëtare zakonisht e aktivizon guvernatori i shtetit, dhe përdorimi i forcave federale brenda qyteteve pa pëlqimin e shtetit ngre pyetje serioze për kufijtë e pushtetit federal.  / abcnews.al /