Gashi flet pas këngës me Ledrin: Shokët e tij më thanë që ke ulur veten

Në një intervistë për podcastin e Meriton Mjekiqit, Gashi ka zbuluar më shumë rreth karrierës së tij, label-it, bashkëpunimeve me artistë të njohur dhe ka ndarë disa detaje të tjera interesante. Një nga momentet ishte kur Gashi rrëfeu për bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën. Ai ndau një ngjarje që nuk ishte bërë publike më […]

Gashi flet pas këngës me Ledrin: Shokët e tij më thanë që ke ulur veten

Në një intervistë për podcastin e Meriton Mjekiqit, Gashi ka zbuluar më shumë rreth karrierës së tij, label-it, bashkëpunimeve me artistë të njohur dhe ka ndarë disa detaje të tjera interesante.

Një nga momentet ishte kur Gashi rrëfeu për bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën. Ai ndau një ngjarje që nuk ishte bërë publike më herët, ku tha se shumë njerëz i kishin thënë se kishte “ulur veten” duke bashkëpunuar me Ledrin. Gashi kujtoi se disa persona, përfshirë shokë të ngushtë të Ledrit, e kishin kritikuar për këtë vendim, madje e kishin pyetur: “Pse e ke bërë këngën me Ledrin?”

Kur kam bërë këngën me Ledrin, të gjithë më thanë: Pse e ke bërë këngën me Ledrin? Njerëzit që rrinë me Ledrin, më kanë thënë që kam ulur veten që kam bërë këngën me Ledrin. Më kanë thënë që ‘pse je kaq patriot’? Shokë të ngushtë të Ledrit më kanë thënë që kam ulur veten që kam bërë këngën me të. Për mua, Ledri është një nga artistët më të mirë në Kosovë. E dua Ledrin, i dua prindërit e tij, familjen e tij, janë njerëz të mirë. Unë dua të bëj këngë me njerëz nga Shqipëria, nga Kosova. Po ta dije se kush ma ka thënë këtë…’