Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri
Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore The post Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kishin humbur rrugën sot dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale.
Policia e Komisariatit të Librazhdit është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj.
Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri.
The post Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri appeared first on Albinfo.