Gjendet i djegur automjeti me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur te Albi Mall
Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur, të cilët plagosën shoferin e një veture që po barte para për kompaninë “Besa Security”. Burime të gazetës online Reporteri.net thonë se grabitësit e maskuar dhe armatosur me armë të gjata, pasi e
Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur, të cilët plagosën shoferin e një veture që po barte para për kompaninë “Besa Security”.
Burime të gazetës online thonë se grabitësit e maskuar dhe armatosur me armë të gjata, pasi e dogjën veturën me të cilin po udhëtonin, u larguan në drejtim të Gjilanit me një veturë tjetër me ngjyrë të kuqe.
Një 42 vjeçar nga Vushtria mbeti i plagosur në këtë rast. Ai sipas burimeve të gazetës ka marrë dy plumba në shpinë.