Gjendet shëndosh e mirë 15 vjeçarja nga Kosova, e zhdukur në Francë

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj. Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen, gjë për të cilën raportoi sot Indeksonline. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri […]

Gjendet shëndosh e mirë 15 vjeçarja nga Kosova, e zhdukur në Francë

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj.

Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen, gjë për të cilën raportoi sot Indeksonline.

Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

“Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.