Behgjet Pacolli i drejtohet me letër publike Hashim Thaçit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar OVL-UÇK, Thaçi nuk do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e bebait të tij, Haxhi Thaçit. Pasollli ka thënë se kjo është një padrejtësi e madhe dhe një padrejtësi e dyfishtë. Më

Behgjet Pacolli i drejtohet me letër publike Hashim Thaçit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo pasi siç ka njoftuar OVL-UÇK, Thaçi nuk do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e bebait të tij, Haxhi Thaçit.

Pasollli ka thënë se kjo është një padrejtësi e madhe dhe një padrejtësi e dyfishtë.

Më poshtë letra e Pacollit:

I nderuari President Thaçi, 

Me dhimbje të thellë dhe respekt të madh, dëshiroj, edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të babait tuaj, Haxhiut.

Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe familjen tuaj. 

Me trishtim dhe zhgënjim të thellë mora lajmin se ju nuk do të mund të merrni pjesë në varrimin e tij. Kjo është një padrejtësi e madhe, një dhimbje e dyfishtë që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë. Përtej ligjeve dhe rregullave, ka parime të drejtësisë, të humanizmit dhe të dinjitetit njerëzor, të cilat sot janë shkelur në mënyrën më të rëndë. 

Por, ju keni përballuar sfida të panumërta me qëndresë dhe forcë, nga lufta për liri e deri te ndërtimi i shtetit. Ju keni qenë gjithmonë një udhëheqës i guximshëm, krenar për rrugën që keni ndjekur dhe për sakrificat që keni bërë për popullin dhe shtetin e Kosovës. Unë e kam parë me sytë e mi se si keni punuar me vendosmëri për shpalljen e pavarësisë dhe për ndërtimin e institucioneve të një shteti të lirë e sovran. 

Sot, ndonëse i izoluar padrejtësisht, ju mbeteni simbol i krenarisë dhe i sakrificës për lirinë e Kosovës. Ky gjyq,  qe me veprimet e veta e benë të pakuptimtë nuk mund të shuajë të vërtetën dhe nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë. E vërteta do të triumfojë dhe ju do të dilni më i fortë se kurrë.

Ty, miku im të uroj shëndet dhe forcë! Kosova ka ende shumë punë për të bërë, dhe nuk ka asnjë forcë që mund të ndalë rrugën tonë drejt drejtësisë dhe përparimit.

Me respekt dhe mbështetje të plotë, 

Behgjet Pacolli