Gjermani: AfD shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani e ka klasifikuar AfD-në si një parti ekstremiste të krahut të djathtë. Deri më tani vetëm disa degë të AfD-së në lande të veçanta të Gjermanisë ishin klasifikuar si të tilla, ndërsa partia në nivel kombëtar kishte një status më të ulët, si “e dyshuar”, raporton Spiegel, […] The post Gjermani: AfD shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë appeared first on Albinfo.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani e ka klasifikuar AfD-në si një parti ekstremiste të krahut të djathtë.
Deri më tani vetëm disa degë të AfD-së në lande të veçanta të Gjermanisë ishin klasifikuar si të tilla, ndërsa partia në nivel kombëtar kishte një status më të ulët, si “e dyshuar”, raporton Spiegel, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, kjo ndryshon qasjen e autoriteteve të sigurisë ndaj partisë. Klasifikimi i ri i mundëson autoriteteve përcjelljen e aktiviteteve të partisë, përfshirë edhe përgjimin e telefonave të funksionarëve të partisë, observimin e takimeve dhe rekrutimin e informatorëve. Raporti i Agjencisë së Inteligjencës së Brendshme përmban 1100 faqe me dëshmi mbi ekstremizmin e AfD-së.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare AfD-ja doli e dyta duke marrë numrin më të lartë të votave në historinë e saj.
The post Gjermani: AfD shpallet organizatë ekstremiste e krahut të djathtë appeared first on Albinfo.