Gjermani/ Shpërthen cilindri i gazit në kompaninë Bosch, dy viktima dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi në kompaninë prestigjoze Bosch ku dy persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi. Dy punonjës vdiqën pas një shpërthimi të një cilindri gazi në ambientet e Bosch, furnizuesi më i madh i pjesëve të automobilave në botë. Policia në qytetin jugperëndimor gjerman Reutlingen tha se një cilindër gazi kishte [...]Read More...

Gjermani/ Shpërthen cilindri i gazit në kompaninë Bosch, dy viktima dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ndodhi në kompaninë prestigjoze Bosch ku dy persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi.

Dy punonjës vdiqën pas një shpërthimi të një cilindri gazi në ambientet e Bosch, furnizuesi më i madh i pjesëve të automobilave në botë.

Policia në qytetin jugperëndimor gjerman Reutlingen tha se një cilindër gazi kishte filluar të rridhte gaz silan në natyrë mëngjesin e të martës, kur disa punëtorë shkuan për të vëzhguar.

Kompania tha se dy punonjës të një kontraktori mbetën viktima nga shpërthimi dhe një tjetër u plagos lehtë.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit silan, tha kompania.

 / abcnews.al