Gjermania e Franca kundër idesë së Trump për Gazën
Gjermania dhe Franca, kanë kundërshtuar idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të mërkurën se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe se dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. “Popullsia civile e Gazës [...]Read More...

Gjermania dhe Franca, kanë kundërshtuar idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të mërkurën se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe se dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë. Është e qartë se Gaza, ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, i përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”, ka deklaruar Baerbock.
“Kjo do të çonte gjithashtu në vuajtje të reja dhe urrejtje të re. Nuk duhet të ketë zgjidhje mbi kokat e palestinezëve”, ka shtuar ajo.
Edhe Franca ka hedhur poshtë komentet e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të destabilizonte rajonin.