Goditje për Scudetto: Tare transferon në janar yllin e Lazios

Tare ka gati dhuratën e parë për Allegrin në merkaton e janarit. Pavarësisht ecurisë së mirë në Serie A, Milan ka shfaqur jo pak probleme në mbrojtje këtë fillim sezoni. Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit përforcime në këtë repart gjatë merkatos së janarit. Sipas Tuttosport, Igli Tare synon transferimin […]

Goditje për Scudetto: Tare transferon në janar yllin e Lazios

Tare ka gati dhuratën e parë për Allegrin në merkaton e janarit.

Pavarësisht ecurisë së mirë në Serie A, Milan ka shfaqur jo pak probleme në mbrojtje këtë fillim sezoni.

Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit përforcime në këtë repart gjatë merkatos së janarit.

Sipas Tuttosport, Igli Tare synon transferimin e mbrojtësit të Lazios, Mario Gila.

Spanjollit i skadon kontrata në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Rosonerët do të duhet të ndajnë më së paku 15 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.