Granit Xhaka dënohet me 150 mijë franga për certifikatën e rreme të COVID-it

Granit Xhaka dënohet me 150 mijë franga për certifikatën e rreme të COVID-it

Granit Xhaka është dënuar në Zvicër lidhur me sigurimin e një certifikate të rreme të vaksinimit kundër COVID-19. Futbollisti e ka konfirmuar vetë vendimin përmes një deklarate të publikuar në Instagram, raporton albinfo.ch.

Sipas deklaratës së tij, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë nga 3 mijë franga, që në total arrijnë në 150 mijë franga. Dënimi është me kusht dhe shoqërohet me një periudhë prove prej dy vitesh.

Xhaka ka bërë të ditur se e pranon vendimin dhe merr përgjegjësinë për veprimet e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se i ka paguar tashmë shpenzimet e procedurës.

Çështja ndaj kapitenit të Zvicrës nisi pas hetimeve të Prokurorisë së Lucernit për një certifikatë të rreme të vaksinimit. Në shtator, Xhaka kishte pranuar publikisht se gjatë pandemisë kishte siguruar një vërtetim vaksinimi, duke e cilësuar atë veprim si gabim./Albinfo.ch

The post Granit Xhaka dënohet me 150 mijë franga për certifikatën e rreme të COVID-it appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.