Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar paditen e sotme në zonën e Evias në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, shkruan protothema.gr. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 17.55 me epiqendër 3 kilometra në jugperëndim të Aliverit dhe një thellësi prej 16.2 kilometrash. Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda, por […] The post Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm appeared first on Albinfo.

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar paditen e sotme në zonën e Evias në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, shkruan protothema.gr.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 17.55 me epiqendër 3 kilometra në jugperëndim të Aliverit dhe një thellësi prej 16.2 kilometrash.
Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
“Është një lëkundje e dobët, është herët për të thënë nëse duhet të shqetësohemi. Vlerësimi i parë është se ka ndodhur në Aliveri 4.2 rihter dhe do të duhet të presim që të na jepet përmasat dhe thellësia korrekte”, ka shpjeguar më herët për protothema.gr drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Dr.Athanasios Ganas.
The post Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm appeared first on Albinfo.