Gruaja e këngëtarit që vdiq në diskotekën e Koçanit: Shteti ishte jo-human ndaj meje dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Andrej Gorgieski ka qenë bashkëthemelues i grupit “DNK” që ka performuar në klubin ku vdiqën 59 njërëz si pasojë e zjarrit. Edhe Gorgieski ndërroi jetë në këtë tragjedi. Sot është prononcuar gruaja e tij, Natalija, e cila ka kërkuar që shteti, policia dhe mediumet të kenë mirëkuptim për gjendjen e saj dhe fëmijëve të tyre.…

Gruaja e këngëtarit që vdiq në diskotekën e Koçanit: Shteti ishte jo-human ndaj meje dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret
Andrej Gorgieski ka qenë bashkëthemelues i grupit “DNK” që ka performuar në klubin ku vdiqën 59 njërëz si pasojë e zjarrit. Edhe Gorgieski ndërroi jetë në këtë tragjedi.

Sot është prononcuar gruaja e tij, Natalija, e cila ka kërkuar që shteti, policia dhe mediumet të kenë mirëkuptim për gjendjen e saj dhe fëmijëve të tyre.

‘’Në këtë moment, që është më i vështiri për ne, mediat dhe institucionet shtetërore, më sfidojnë për herë të parë t’i drejtohem publikut maqedonas.

Gjatë ditës së djeshme, ndërsa kërkoja bashkëshortin tim, Andreja Gjorgjieski, për ta gjetur në ndonjë nga spitalet, në adresën tonë të shtëpisë na vizitoi shërbimi kriminalistik, i cili, pa asnjë shpjegim, e kërkonte bashkëshortin tim, në praninë e fëmijës tonë.

I njëjti shërbim më kontaktoi disa herë në telefon me QASJEN MË ÇNJERËZORE të mundshme, duke më kërkuar informacion se ku ndodhet bashkëshorti im, me qëllim që të jepte një deklaratë për ngjarjen, për të cilën edhe unë u drejtova me të njëjtën pyetje ndaj tyre.

Nga mediat, të cilat po shpërndajnë informacione të RREME, kanë mësuar se bashkëshorti im është në trajtim mjekësor në shtëpi, ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në spitalin e Koçanit, i vdekur.

Lus të gjitha mediat publike të mos përhapin dezinformata në rrjetet sociale.

Lus gjithashtu organet publike të kryejnë një hetim të detajuar për të gjithë këtë ngjarje tragjike.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, PUBLIKISHT i kërkoj institucioneve dhe mediave që, para së gjithash, të respektojnë privatësinë tonë.

Publikimet e rreme se bashkëshorti im është në trajtim në shtëpi dhe se piroteknika është sjellë nga ana e bendit… ju lutem, MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PAS HEKURAVE!

Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri, ashtu si edhe për familjen dhe miqtë më të afërt…” thotë Natalija Gjorgjieska, bashkëshorte e Andrej, bashkëthemelues i bendit ‘DNK’.