Hakmerret Kanadaja, bashkohet me ‘Europën’: Do bashkëpunojmë për t’i bërë presion SHBA

Kanadaja ka njoftuar tarifa hakmarrëse prej 25% për mallrat amerikane me vlerë 29.8 miliardë dollarë kanadez duke filluar nga dita e enjte, ka thënë ministrja e financave e Kanadse. Tarifat do të përfshijnë produkte çeliku me vlerë 12.6 miliardë dollarë dhe produkte alumini me vlerë 3 miliardë dollarë. Kompjuterët, pajisjet sportive dhe mallrat prej gize [...]Read More...

Hakmerret Kanadaja, bashkohet me ‘Europën’: Do bashkëpunojmë për t’i bërë presion SHBA

Kanadaja ka njoftuar tarifa hakmarrëse prej 25% për mallrat amerikane me vlerë 29.8 miliardë dollarë kanadez duke filluar nga dita e enjte, ka thënë ministrja e financave e Kanadse.

Tarifat do të përfshijnë produkte çeliku me vlerë 12.6 miliardë dollarë dhe produkte alumini me vlerë 3 miliardë dollarë.

Kompjuterët, pajisjet sportive dhe mallrat prej gize janë gjithashtu ndër produktet e tjera që i nënshtrohen tarifave të reja hakmarrëse.

Duke iu drejtuar SHBA-së, Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melani Xhholi tha: “Dua që ta mbani mend këtë – Kanadaja është miku juaj më i mirë, fqinji më i mirë dhe aleati juaj më i mirë.

Ajo theksoi se Kanadaja është gjithashtu klienti më i mirë dhe më i madh i Amerikës dhe se blen më shumë mallra amerikane se Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Japonia së bashku.

“Kanadaja nuk është ajo që rrit koston e sendeve ushqimore ose të benzinës ose të ndonjë ndërtimi tuaj. Kanadaja nuk është ajo që vë në rrezik punët tuaja”, tha ajo.

Xholi shtoi se Kanadaja do të ngrejë çështjet e tarifave me aleatët evropianë për të koordinuar një përgjigje për të ushtruar presion mbi SHBA. / abcnews.al