Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Grupi militant Hamas publikoi emrat e tre pengjeve që planifikon t’i lirojë të shtunën në këmbim të të burgosurve palestinezë. Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36-vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug të Izraelit. Sipas raportimeve, Chen ishte rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmit më [...]Read More...

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Grupi militant Hamas publikoi emrat e tre pengjeve që planifikon t’i lirojë të shtunën në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36-vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug të Izraelit. Sipas raportimeve, Chen ishte rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmit më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit. Dy muaj pas rrëmbimit të tij, bashkëshortja e tij Avital, lindi vajzën e tyre të tretë.

Në mesin e të liruarve do të jetë edhe 29 vjeçari Sasha Troufanov, po ashtu nga Nir Oz. Ai u rrëmbye në tetor të vitit 2023 bashkë me nënën e tij Elenën, gjyshen Irina Tati dhe të dashurën e tij Sapir Cohen, të cilat u liruan përmes marrëveshjes së parë të armëpushimit, një muaj pasi ishin rrëmbyer. Babai i tij, Vitaly, u vra gjatë sulmit të Hamasit. Kjo familje kishte emigruar në Izrael nga Rusia 25 vjet më parë.

Pengu i tretë u identifikua si shtetasi 46 vjeç argjentino-palestinez Iair Horn. Ai ishte rrëmbyer më 7 tetor në Niz Or bashkë me vëllanë e tij Eitan, i cili nuk është pjesë e kësaj faze të marrëveshjes për lirimin e pengjeve.